Mediat raportojnë se babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka njoftuar aplikimin për pasaportë franceze. Stanley Johnson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian që votoi kundër BREXI-t ka deklaruar se familja e tij ka lidhje të forta me Francën dhe ndaj edhe po aplikon.

Nëse e kuptoj saktë, unë jam francez. Nëna ime u lind në Francë, mamaja e saj ishte tërësisht franceze siç ishte gjyshja e saj. Kështu që për mua është të rishpall atë që tanimë e kam. Dhe kjo më bën shumë të lumtur është shprehur 80 vjeçari Johnson.

Sipas tij britanikët duhet të kenë lidhje me Europën, mendim ky që shkon në të kundërt me bindjet publike të të birit që përkrah daljen nga BE.

Lexo po ashtu:  Përse disa njerëzve u pëlqen të mbajnë maska për fytyrën?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *