Albin Kurti nuk mund  të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si deputet. Megjithatë kjo nuk e pengon atë të zgjidhet kryeministër.

Si fitues i zgjedhjeve, Kurti mund të ulet në karrigen e kryeministrit, por nuk mund të kandidojë nën siglën e Vetëvendosjes për një ulëse në Parlamentin e Kosovës, konkludon MekuliPress nisur nga vendimi i Kushtetueses.

Në aktgjykimin e plotë të publikuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhjet e reja në Kosovë, ka dhe një përfundim lidhur me lejimin e kandidimeve. Kjo pasi sipas Gjykatës Kushtetuese, kushdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëhere nuk kandidon.

Albin Kurti së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu u dënuan në 2018, ose më shumë se 2 vite më parë me burg për hedhjen gazi lotsjellës në Kuvend. Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet.

Lexo po ashtu:  Nipi i vetëm i Nënës Terezë: - Nëna Terezë humanizmin e ka trashëguar nga nëna e saj, gjithmonë kishte përgatitur dreka për të varfërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *