Kongresi amerikan ka nisur sërish punën pas akteve të dhunshme që shoqëruan pasditen e djeshme në Uashington.

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje në tuiter që protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, por pasi është akuzuar se ka nxitur aktet e dhunës për ditë me radhe. Statusi i tij është shoqëruar me mijëra shpërndarje dhe mbi 350 mijë komente.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka cilësuar atë që ndodhi në selinë e Kongresit si një kryengritje dhe i ka kërkuar Trump të kërkojë publikisht ndalimin e akteve të dhunës. Ish-presidenti Obama ka bërë thirrje që Biden të mbështetet në këto dy javë të kaliit të pushtetit në mënyrë që vendi të rigjejë konsensusin. Ndërkohë në rihapjen e seancës që certifikon zgjedhjet zv.presidenti Mike Pence ka bërë të qartë pozicionin e vet duke u distancuar nga dhuna, por edhe Donald Trump, ndonëse nuk e ka përmendur emrin e tij.

“Dhuna nuk fiton asnjëherë. Liria fiton. Le t’i kthehemi punës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lexo po ashtu:  Çmimi i arit vazhdon rritjen / Arrin nivelin më të lartë në 5 muaj prej dollarit të dobët dhe inflacionit

Pjesëtarë të ndryshëm të Kongresit e kanë cilësuar ngjarjen e djeshme si një nga kërcënimet kryesore ndaj demkokracisë amerikane në 224 vjet ekzistencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *