Si sot, në vitin 49 para erës tonë, Julius Caesar kalon Rubikonin (Rubico) në Italinë Veriore, duke u shprehur “Alea Iacta Est” (“Shorti është hedhur”), shprehje kjo që sot e gjithë ditën nuk e ka humbur aktualitetin!

Lumi në fjalë, atëherë paraqiste kufirin midis Italisë dhe Galisë. Hyrja e Cezarit në Itali me ushtrinë e tij duke kaluar lumin në fjalë nënkuptonte luftë civile, kundër Pompeit dhe Senatit.
Këtë ngjarje të rëndësishme nga historia e lashtë botërore mund të ndeshim te historianë më të shquar të kohës si, bie fjala, te: Gaius Suetonius Tranquillus (“Dymbëdhjetë perandorë romakë”), L. Mestrius Plutarchus (“Jetët Paralele”), Appiannus (“Historia e Romës), e ndonjë tjetër. Në këtë kontekst, historianët e përmednur më sipër nguliten te fraza e famshme “Alea iacta est” (“guri [i lojës] është hedhur”), shprehje kjo e cila ç’prej kohës kur është përmedndur mori kuptimin simbolik, “kalimi i vijës se kuqe” (lumi Rubico nga gjuha latine “rubeus”=”i kuq” apo “kur dikush përfundimisht vendos për ndonjë çështje madhore”. Kjo histori nuk duhet kuptuar si një konflikt lidhur më çështjën e së drejtës ose diçka të tillë, sepse ngjarja e Rubikonit do të pësojë një anakroni të madhe, një përplasje mes dy politikave të ndryshme, ku për ngadhënjyes përfundimisht doli perandori August Oktaviani (viti 27 para erës sonë-viti 14 të erës sonë)!
Lexo po ashtu:  “Mori lekët e shqiptarëve”, si u godit imazhi i Zogut nga shkrimi në gazetën angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *