Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Wiegand.

Kur Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.

Para 25 vitesh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të

Lexo po ashtu:  Ndërron jetë Robert Hansen, "spiuni më i dëmshëm në historinë e ShBA-ve"

nfektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.

“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Wiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.

Shtretërit intensivë kanë nevojë jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht

Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli.”

Lexo po ashtu:  Media 'Usatoday': Lin, fshati 8500-vjeçar më i vjetri në Evropë

Infermierja vullnetare Susanna Wiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Wiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *