Ministria e Jashtme e Rusisë njofton së fundmi se ka nisur tërheqjen nga Traktati i Qiejve të Hapur, që ka hyrë në fuqi në vitin 2002. Traktati synon shmangien e keqkuptimeve dhe për pasojë gabimeve në vendimmarrje mes vendeve anëtare duke lejuar mbikëqyrjen ajrore reciproke të vendeve me mjete pa armatim. Vendimi i Rusisë vjen një ditë pasi delegacioni i saj për Kontrollin e Armëve kërkoi në Vjenë që pjesëmarrësit e Traktatit të garantojnë konfidencialitetin e të dhënave që mbledhin gjatë fluturimeve vëzhguese.

“Përderisa nuk ka përpaim në heqjen e pengesave që bllokojnë funksionimin e Traktatit në kushtet e reja, MInistria e Jashtme Ruse është autorizuar të njoftojë nisjen e procedurave të brendshme për tërheqjen e Federatës Ruse nga Traktati i Qiejve të Hapur. Kur procedurat të përfundohen një njoftim do t’i dërgohet administruesve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Më herët nga Traktati është tërhequr edhe SHBA që përmes presidentit Donald Trump e vuri kusht rihyrjen me qëndrimin në të të Rusisë.

Lexo po ashtu:  E pabesueshme: ena e blerë për 35 dollarë, shitet për 721,800 dollarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *