Mjekët kinezë janë filmuar në fshehtësi nga një gazetar, duke pranuar se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur filloi të përhapej masivisht në Wuhan, por duhej të gënjenin për natyrën e tij të vërtetë.

Po ashtu, mjekët në Wuhan thonë se ata e dinin që Covid-19 shkaktoi vdekje që në dhjetor të vitit 2019, megjithatë ishte mesi i janarit kur Kina informoi për herë të parë për një viktimë nga koronavirusi.

“Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”, dëgjohet të thotë një mjek.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi po përhapej mes njerëzve, por spitaleve iu tha “të mos tregonin të vërtetën” dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u refuzuan sepse autoritetet donin të “paraqisnin një shoqëri harmonike dhe të prosperuar”.

Lexo po ashtu:  Gjërat mund të ndryshojnë për Kosovën

Video shton kështu një numër në rritje të provave se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, duke e lejuar atë të kalonte në një pandemi globale.

Deri në 12 janar, ata thanë se nuk kishte “prova të qarta të transmetimit nga njeriu tek njeriu”  por një mjek kinez pohon:

“Askush nga ne nuk kishte dyshim se virusi transmetohej nga njeriu në njeri. Por kur morëm pjesë në një takim, na thanë të mos flisnim. Drejtuesit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën.”, shprehet ai.

Deri më 21 janar, kur OBSH lëshoi raportin e parë të situatës mbi virusin, ai kishte infektuar të paktën 278 njerëz në Kinë dhe ishte përhapur në tre vende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *