Ish-deputeti, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albin Kurtit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë kapësit e institucioneve ata që po mundohen ta bëjnë këtë.

“Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq – e jo ligj – të institucioneve të kapura” shkruan Murati.

Shkrimi i plotë:

Nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albinit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Janë kapësit e institucioneve që po mundohen ta bëjnë këtë.

Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq – e jo ligj – të institucioneve të kapura.

Njësoj siç në vitin 2014 “normalizonin” se vetëm fituesi mund të formojë qeverinë, sepse ashtu u përshtatej kapësve të shtetit.

E po të njëjtit, pastaj fare nuk e kishin problem që, me të njëjtën Kushtetutë, dhe me po të njëjtat ligje, në vitin 2020 ta “normalizonin” interpretimin se jo veç fituesi, por edhe i dyti e madje i treti na paska mundësinë ta formojë qeverinë.

Lexo po ashtu:  Meta për Vuçiqin: I ka mbetur ora para 20 vitesh

Por s’ju ka mbetur edhe shumë.

Më 14 shkurt qytetarët do ta “normalizojnë” të vërtetën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *