Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta

Në kohërat e Mesjetës, shumica e muzikantëve të elitës bënin para nga turnetë e ndryshëm dhe shfaqjet që jepnin në oborret e familjeve mbretërore. Përderisa ata cilësoheshin si zbavitës dhe asgjë më shumë, qenë kandidatë të përsosur për t’u bërë spiunë. I tillë qe rasti i spiunit Pier Alamir, muzikant dhe kompozitor i shquar i librave të korit, që u rekrutua nga këshilltari i Henrit VIII, Kardinali Tomas Uollsej në vitin 1515.

Alamir duhej të mblidhte informacione mbi Riçard dë la Pol, një jorkist besnik gjatë Luftës së Trëndafilave, por që më vonë hyri në aleancë me francezët për të luftuar kundër anglezëve. Alamir udhëtoi për në Metz të Francës, ku jetonte Pol. Në një kthesë të çuditshme, Alamir u bë një agjent i dyfishtë dhe filloi të japë informacione për të dyja oborret mbretërore. Ai nuk ishte më i besuar për anglezët, dhe pas vitit 1516 nuk u kthye më kurrë në Angli.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje mbështet “Marshin për Drejtësi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *