Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Publicisti Kim Mehmeti, në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me sulmin ndaj Albin Kurtit që po i bëhet nga disa analistë nëpër televizione.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai thotë se “ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë”.

Sipas tij, sulmi ndaj Kurtit nga këta analistë, buron a frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kim Mehmeti: Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror!

Lexo po ashtu:  Imagjinoni Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër për herë të tretë!

“A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj?!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa ‘opinionistë të pavarur’ të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë?!

Dhe e dinin nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e ‘analistëve’ që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë.

Po pra, tërbimi me të cilin disa ‘analistë’ e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Pra e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin, e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!

Lexo po ashtu:  Gjuha shqipe në programin e Universitetit të Regensburgut

Andaj mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur të ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *