Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Duket si një fjalim i hartuar për të hyrë në histori ai që presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti sot në Forumin Ekonomik Botëror. Ndryshe nga ç’pritej me largimin e Trump, Kina duket e vendosur për “luftën e ftohtë” me SHBA-të. Edhe pse asnjëherë nuk iu referua me emër Amerikës së Biden-it, Jingping nuk e kurseu termin arrogancë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Katër vjet më parë, udhëheqësi kinez e pati shfrytëzuar rastin për ta paraqitur veten si flamurtari i madh i globalizimit dhe tregtisë së lirë. “Na pëlqen apo jo, ekonomia globale është oqeani i madh nga i cili nuk ka shpëtim – tha ai. – Çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhat e kapitalit, teknologjisë, produkteve, sektorëve ose njerëzve dhe për të kanalizuar ujërat në liqene dhe përrenj të izoluar është thjesht e pamundur”. Xi Jingpin atëherë u brohorit nga audienca e miliarderëve të Davosit. Por ajo që erdhi më pas ishte lufta tregtare me Amerikën e Trump-it, e cila zgjati 4 vjet.

Lexo po ashtu:  Njeriu që zotëronte gjysmën e arit të botës, më i pasuri i të gjitha kohërave

Sot vjen një tjetër pikë kthese, disa ditë pasi Biden mori detyrën. Por këtë herë, Xi ishte edhe më i prerë dhe më i guximshëm se në vitin 2017. Fjalimi i tij kishte dy përparësi: për të parandaluar dhe refuzuar strategjinë e administratës së re të SHBA, e cila synon të mpiksë një “koalicion të demokracive” për të frenuar fuqinë kineze; dhe për ta paraqitur regjimin e Pekinit si udhëheqësi i njohur tashmë i qindra vendeve në zhvillim, në krahasim – në fakt – me “arrogancën” e perëndimorëve.

Fjalimi i tij 30-minutësh nisi pikërisht me këtë shqetësim. “Ne duhet të hedhim pas krahëve paragjykimin ideologjik”, tha ai në një mesazh transparent për administratën Biden, e cila ndan botën në sisteme demokratike dhe autoritare. “Nuk ka në botë dy vende njësoj dhe asnjë model nuk është superior, sepse të gjithë pasqyrojnë kulturën dhe historinë e secilit komb”. Pa iu referuar me emër Amerikës, Jingping u shpreh kundër “arrogancës, paragjykimeve, urrejtjes ndaj atyre që kërkojnë të vendosin një hierarki në civilizimin njerëzor dhe të vendosin epërsinë e modelit të tyre mbi të tjerët”.

Lexo po ashtu:  Reagon Komisioni i Rithemelimit të PD: Çdo vendim i Bashës është nul

Xi tha se në shumë vende popujt jetojnë “në harmoni dhe mirëqenie” sipas modeleve politike të ndryshme nga ato perëndimore, padyshim pa bërë asnjë aludim për shtypjen e çdo lirie në Hong-K

Akuzat e tij për Amerikën e Biden-it, ishin edhe më të qarta se ato që ai ka bërë ndonjëherë për Trump. “Ne të gjithë duhet të angazhohemi për respektimin e ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, në vend që të ndjekim supremacinë”, tha presidenti kinez.

“Qeverisja e globalizimit ekonomik duhet të bazohet në konsensus, jo në urdhrat e njërit ose disave. Pa këtë, ne do të ktheheshim në ligjin e xhunglës dhe pasojat do të ishin shkatërruese për njerëzimin (…). Të fortët nuk duhet të sillen si bullizues ndaj të dobëtve dhe multilateralizmi nuk duhet të bëhet preteks për unilateralizmin e disave”.

Jingping i ka përzier akuzat kundër Amerikës, si me natyrë politike, ashtu edhe ato tregtare, pasi Biden nuk duket se dëshiron të anulojë menjëherë tarifat e vendosura ndaj Kinës nga Trump.

Lexo po ashtu:  Bota ka 14% më shumë milionerë

“Luftërat e ftohta, luftërat e nxehta, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike minojnë mirëqenien e të gjithëve. Ne duhet të thyejmë kriteret diskriminuese, pengesat për investime, tregtinë dhe shkëmbimet e teknologjisë”. Në këtë pikë është i qartë aludimi i liderit kinez për përjashtimin e Huaëei-t dhe grupeve të tjera të teknologjisë kineze nga Shtetet e Bashkuara dhe presionin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë për të bërë të njëjtën gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *