Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka njoftuar nisje e prodhimit në masë të Carvativir, ilaçit që sipas tij “ka efikasitet 100 % kundër Covid”. Referuar raportimeve të mediave të ndryshme ndërkombëtare, ai e ka bërë këtë deklaratë në një transmetim televiziv direkt duke e cilësuar si një “ilaç çudibërës” pasi janë kryer testime prej disa muajsh. “Kemi realizuar eskperimente në masë me pacientë. 10 pika nën gjuhë çdo 4 orë” ka thënë Maduro. Sipas tij, ky antiviral është përdorur si pjesë e trajtimeve të aplikuara në Venezuelë me pacientë të prekur nga COVID-19 duke dhënë rezultate të kënaqshme.

Produkti i prezantuar edhe si “pikat çudibërëse të José Gregorio Hernandez” në nderim të mjekut venezuelian që ka jetuar në shekujt 19-20 dhe tashmë pritet të shenjtërohet, ka kaluar nëpër testime klinike, shkencore e bilogjike përgjatë 9 muajve.

Carvativir, ka shtuar Maduro, “është një ilaç që nuk ka asnjë efekt anësor”.

Ilaçi do të prodhohet në mënyrë masive për të bërë të mundur që qeveria të mund ta shpërndajë atë për të gjtihë spitalet dhe qendrat shëndetësore.

Lexo po ashtu:  HOROSKOPI JAVOR sipas Paolo Fox, 12-18 tetor 2020

Dokumentacioni me testimet dhe studimet që janë kryer për këtë ilaç do t’i dorëzohen edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mënyrë që të njihet edhe ndërkombëtarisht si ilaç.

Synimi i Venezuelës është që nga prodhimi në masë të përfitojnë edhe shtetet e aleancës si Nikaragua, Kuba, Bolivia dhe shtetet karaibe. Venezuela ka konfirmuar 123 mijë e 709 të prekur nga virusi dhe 1 mijë e 148 viktima, edhe pse këto shifra janë kundërshtuar nga Akademia e Shkencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *