Bardhi shkruan se njerëzit e Ramës janë kapur në përgjime për pazar me trafikantët e drogës duke blerë vota me krimin e organizuar apo shitur tendera. Në fund të postimi Bardhi shton se Rama sillet sikur i bien në qafë të tjerët ndaj duhet të largohet sa më parë nga qeveria. 

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë në ‘Facebook’ një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama, përgjimet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Ymer Lalës dhe së fundmi të Antonio Gallos.

Bardhi shkruan se njerëzit e Ramës janë kapur në përgjime për pazar me trafikantët e drogës duke blerë vota me krimin e organizuar apo shitur tendera. Në fund të postimi Bardhi shton se Rama sillet sikur i bien në qafë të tjerët ndaj duhet të largohet sa më parë nga qeveria.

Në fund të videos dëgjohet deklarata e Ramës: Kush ia bën vendit të vet këtë? ‘Ti‘- është përgjigjia që i kthen PD me anë të videos.

Lexo po ashtu:  Regjistrohen temperaturat më të larta në 72 vitet e fundit në Gjermani

POSTIMI:

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *