Emigrantët rezultojnë të mbi – kualifikuar për punën e tyre, në vendet e Bashkimit Europian. Sipas raportit më të fundit të EUROSTAT, shtetasit e huaj të punësuar, kanë më shumë të ngjarë të jenë të mbi – kualifikuar se vendasit e shteteve të BE- së.

Referuar të dhënave të EUROSTAT për vitin 2019, fenomeni është më i dukshëm në Greqi, me 78%, në Itali me 68% dhe në Spanjë, me 62%. Dy prej këtyre shteteve, i përkasin destinacioneve kryesore që shqiptarët kanë emigruar pas viteve ’90.

Nga ana tjetër, përqindja më e lartë e shtetasve kombëtarë të mbi-kualifikuar (shtetas nga BE dhe nga vende të pa-anëtarësuara në BE) u regjistrua në Spanjë, me 35%, në Greqi, me 32% dhe në Qipro, me 31%.

Ndërkaq, Luksemburgu raportoi nivelet më të ulëta të mbi-kualifikimit në vitin 2019, pavarësisht shtetësisë së punëtorëve, me një total 4%.


Jenida Vladi

Lexo po ashtu:  S'ka tjetër, e thotë edhe Lubonja: "Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk duhet të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve të tetorit të kaluar." Albini është fitues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *