Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pavarësisht këtij vendim LVV thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me listë të plotë prej 110 vetash, përfshirë edhe Albin Kurtin, e Albulena Haxhiun.
Ky është reagimi i LVV-së:

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve.
Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.




