Lëvizje Vetëvendosjes ditën e sotem ka zyrtarizuar kandidatin e tretë në në Shqipëri për zgjedhjet e 25 Prillit. Bëhet me dije se VV ka vendosur në qarkun e Gjirokastrës kandidat për deputet Krishnik Merxhanin.

Kreshnik Merxhani është kandidati i 3-te i Vetëvendosjes ne Shqipëri, i cili do të garojë për këtë forcë politike në qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Merxhani është arkitekt dhe specialist i trashëgimisë kulturore shqiptare, i diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe i fokusuar përgjithësisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturën tradicionale.

Prej 2008-s është angazhuar si bashkëautor në studime, projekte restaurimi e rijetëzimi në disa qendra historike, kryesisht në qytetin e Gjirokastrës por dhe në Tiranë, Krujë, Korçë e Shkodër.

Në vitin 2014 fiton konkursin për pozicionin e shefit të Sektorit Teknik pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, zyrë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Gjatë kësaj kohe, ka qenë arkitekti kryesor për hartimin e disa projekteve të rëndësishme, për restarimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Gjirokastrës e Libohovës, restaurimin e banesës së Eqerem Çabejt.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi, Rama nxjerr ushtrinë në rrugë: Do mbrojë popullin nga tradhëtarët e vërtetë (VIDEO)

Kujtojmë që më herët VV në Shqipëri ka vendosur kandidatë për deputet në qarkun e Tiranës Bojken Abazin dhe në qarkun e Lezhës Iliaz Shehun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *