Freddie, qeni gjerman që hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si qeni më i gjatë në botë, ka vdekur. Freddie u quajt gjithashtu një gjigant i butë.

Qeni, i cili jetonte në Essex të Mbretërisë së Bashkuar, me pronaren e tij Claire Stoneman, ishte 103.5 centimetra nga këmbët e tij në pikën më të lartë të shpinës. Nëse do të qëndronte në këmbë, do të ishte i gjatë 226 centimetra.

Qeni jetoi për tetë vjet e gjysmë dhe këtë lajmë e ka bërë të ditur Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Sipas American Kennel Club, shumica e qenve gjermanë jetojnë midis moshës tetë dhe 10 vjeç.

“AI ISHTE JETA IME. Gëzimi im. Lumturia ime dhe trishtimi im i fundit”, tha pronarja e Freddie, Claire Stoneman.

Lexo po ashtu:  Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë shekullit XX, në një botim nga Instituti i Historisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *