Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.

Studiuesit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Vuhan thonë se duhen studime të thelluara për pasojat afatgjata të infeksionit Covid-19 në pjellorinë mashkullore, pasi kanë konstatuar prova të rënies së lëvizshmërisë së spermës, uljes së numrit të spermatozoideve dhe dëmtimit të testikujve.

“Ka nevojë urgjente për ndjekjen rigoroze të pacientëve meshkuj gjatë shërimit të tyre nga Covid-19”, janë shprehur dy prej studiuesve: mikrobiologu Yu Tian dhe biologu i riprodhimit, Li-quan Zhou.

SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, hyn në trupin e njeriut përmes një enzime (e quajtur enzimë konvertuese e Angiotensinës 2) që është e pranishme në shumë organe jetësore, përfshirë mushkëritë, zemrën, veshkat dhe zorrët. Kjo i bën ata më vulnerabël ndaj dëmtimeve të konsiderueshme pasi virusi fiton terren dhe fillon të replikohet në mënyrë të pakontrolluar.

Lexo po ashtu:  Studimi/ Rastet globale të demencës do të rriten 300% deri në vitin 2050! – Shkak, duhani, obeziteti dhe...

Receptori i enzimës mund të gjendet në sistemet e nuhatjes, frymëmarrjes, tretjes, qarkullimit të gjakut, neurologjik dhe potencialisht edhe në sistemin riprodhues mashkullor. Studimet paraprake kanë zbuluar praninë e virusit në mostrat e spermës të pacientëve me Covid-19.

Studiuesit nga Universiteti Justus-Liebig në Gjermani dhe Universiteti Allameh Tabataba’i në Iran raportojnë prova të drejtpërdrejta të dëmtimit të testikujve pas infeksionit Covid-19. Ata zbuluan shenjues të inflamacionit në mostrat e indeve në 84 pacientë Covid-19 nga 105 të analizuar.

Ekipet testuan cilësinë e spermës dhe kërkuan shenja të stresit oksidativ tek pacientët. Ata zbuluan se inflamacioni dhe stresi qelizor ishin dy herë më të rënda në grupin e pacientëve me Covid-19.

Rezultoi se sperma e të infektuarve kishte lëvizshmëri tre herë më të ulët dhe numri i spermatozoideve ishte gjithashtu shumë i vogël.

Këto efekte kishin tendencë të përmirësoheshin me kalimin e kohës, megjithatë, këta tregues mbeteshin anormalë tek pacientët Covid-19 dhe përmasat e këtyre ndryshimeve lidheshin edhe me shkallën e sëmundjes.

Nëse këto zbulime konfirmohen dhe mbështeten nga studime shtesë, ato kërcënojnë të kthehen në krizën e pjellorisë në shumë vende.

Lexo po ashtu:  Covid-19, rreth 7 mijë teste pritet të vijnë këtë javë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *