Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar qen që nuhasin koronavirus në pështymën e njeriut me saktësi 94 përqind.

Qentë janë mësuar të nuhasin “erën e koronës” që vjen nga qelizat e njerëzve të infektuar, thotë Esther Schalke, një veteriner në shkollën gjermane të trajnimit të qenve.

Filou, një Bari belg 3-vjeçar dhe Joe Cocker, një Cocker Spaniel 1-vjeçar, janë dy qen që po kalojnë trajnim në Kolegjin Veterinar në Hanover.

“Ne kemi kryer një studim në të cilin qentë nuhatën mostra të pacientëve me pozitiv COVID dhe mund të themi se sipas hulumtimit tonë, probabiliteti është 94 përqind që ata të mund të nuhasin pacientë”, thotë Holger Volk, kreu i klinikës veterinare.

“Qentë mund të dallojnë vërtet aromën e njerëzve me infeksion dhe pa infeksion, njerëzit asimptomatikë me COVID dhe ata me simptoma të COVID”, shton ai.

Stephan Weil, kryeministri i Saksonisë së Ulët, ku Hanoveri është kryeqyteti i rajonit, thotë se është i impresionuar me studimin dhe bëri thirrje për një studim të fizibilitetit para se qentë të vihen në përdorim në jetën e përditshme, për shembull për audiencat në koncerte.

Lexo po ashtu:  Është futur helm në letra për presidentin Trump

Qentë përdoren në Finlandë dhe Kili

“Ne duhet të testojmë mbi ngjarjet e zgjedhura”, tha Weil.

Në Finlandë, qentë e stërvitur për të nuhatur COVID filluan të nuhatnin pasagjerë në aeroportin Helsinki-Vantaa shtatorin e kaluar, si pjesë e një projekti pilot me metoda të zakonshme testimi në aeroporte.

Aeroporti Ndërkombëtar i Santiago në Kili gjithashtu përdor qentë si detektorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *