Një qen ujk i shpëtoi jetën pronarit të tij i cili pësoi një goditje në tru. Ujku femër fillimisht i lëpiti fytyrën pronarit të shembur përdhe, e më pas e tërhoqi zvarrë nëpër dhomë deri te telefoni.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu, burri arriti të thërriste një ambulancë, e cila i shpëtoi jetën. Bryan tani është duke u shëruar në një spital në New Jersey ndërsa shoku i tij besnik është në shtëpi me familjen e tij dhe ata “flasin” përmes një thirrjeje video çdo natë, duke pritur ditën e takimit.
Qeni është 6 vjeç dhe Bryan e birësoi atë disa muaj më parë nga një azil, ku ajo përfundoi pasi u çua atje nga pronarët e parë.





