Boshnjaku Nexhip Murtiq ka patentuar një lloj të ri të bombës nukleare e cila, siç thotë ai, ka potencial ta ndryshojë botën çfarë ne e njohim.

Në maj të vitit 2019, Instituti për Pronësinë Intelektuale e Bosnjës dhe Hercegovinës lëshoi ​​një vendim mbi dhënien e patentës konsensuale për një shpikje të quajtur “Pajisja shpërthyese reaktive”.

Në arsyetimin e patentës pretendohet se pajisja shpërthyese-reaktive përbëhet nga tri grupe përbërësish. Grupi i parë i përbërësve është një gyp plumbi në formë të epruvetës, i cili është i zbrazët në njërën anë, një substancë radioaktive dhe rrezet gama.

Grupi tjetër i përbërësve janë një elektromagnet i ngarkuar pozitivisht, një anodë pozitive, ajri, oksigjeni, azoti. Grupi i tretë përbëhet nga një shtresë plumbi dhe një elektromotor.

“Zbulimi i përket fushës së armëve të shkrirjes atomike e cila e shfrytëzon plazmën, domethënë bërthamën atomike të oksigjenit dhe azotit për të krijuar shpërthimin”, thuhet në arsyetimin e patentës.

Shtohet se, kur largohen nga bërthama atomike e elementëve më të rënda, neutronet kanë temperaturë shumë të madhe, ato kalojnë nëpër fushë magnetike me ngarkesë pozitive dhe vijnë në kontakt mekanik me magnetin, shkrijnë magnetin dhe kështu plazma largohet nga dhoma, gjegjësisht vjen në kontakt me ajrin e lagësht.

Lexo po ashtu:  Kafe e qëndrueshme e prodhuar në laborator?! – Tashmë është e mundur, ja se si prodhohet

Pasoja e kësaj është ndezja zinxhirore e hidrogjenit në ajër të lagësht në një hapësirë shumë të gjërë.

“Të gjithë elementët mund të vendosen në një mbajtës dhe të integrohen raketë, dhe kështu mund të qëllohet në pozicionet e armikut. Kjo bombë do të ishte më e fortë se një bombë fuzike ose, më mirë të thuhet, se një bombë e zakonshme atomike. Është në nivelin e një bombe të hidrogjenit.”, shpjegoi Murtiq për gazetën sarajevase “Dnevni avaz”.

Ai shtoi se ky lloj i ri i bombës nukleare mund të quhet edhe bombë nukleare ekologjike.

“Pas shpërthimit shumë të fortë, nuk ka rrezatim, siç është rasti me bombën atomike klasike. Kjo është një teknologji e re, pas lëshimit të energjisë së madhe, nuk mbetet asnjë shkatërrim radioaktiv”, thekson Murtiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *