Në studimin e fundit, thuhet se nënat që ushqejnë fëmijët me gji, zvogëlojnë mundësitë që të sëmuren me diabet.
Për më tepër, fëmijët që ushqehen me qumështin e gjirit, kanë mundësi pesë herë më të vogla, që të sëmuren me diabet, kur të rriten.
Hulumtuesit besojnë se gjidhënia, e shfrytëzon qasje të yndyrës dhe sheqerit në trupin e nënës, duke e ndihmuar të mbrohet nga diabeti.
Madje, bebet që ushqehen me gji, kanë mundësi shumë më t vogla të jenë obez, që është ngushtë e lidhur me sëmundjen.
Shkencëtarët në Kanada, thonë se ky studim është në faza fillestare, por kanë dëshmi të forta se gjidhënja është shumë e mirë për nënën dhe foshnjën.
Profesori Gary Shen, nga Universiteti Manitoba ka analizuar 334,553 bebe të lindura në një kohë prej 24-vitesh.
Ai poashtu e ka analizuar, nëse nëna i ka ushqyer me gji apo jo.
Rezultatet tregojnë se nënat që i kanë ushqyer fëmijët me gji, kanë pasur 23 për qind më pak shanse të sëmuren me diabet, në 24 vitet e fundit.
Në të njëjtën kohë, bebet e tyre kanë pasur 18 për qind më pak rrezikshmëri nga sëmundja, se bebet që janë ushqyer me qumësht të përpunuar.