Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael, ambasadorja e Kosovës në këtë shtet ka reaguar duke thënë se ky është një moment krenarie dhe historik.

Demiri ka publikuar edhe disa fotografi të ambasadës e cila pavarësisht shumë diskutimeve u arrit që të hapet, anipse askush nga përfaqësuesit shtetëror të Kosovës nuk ishin të pranishëm në hapjen zyrtare.

Ines Demiri tha se është nder që t’i shërbejë me krenari Kosovës në Izrael.

“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem. Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t ‘ i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”, shkroi ajo në Facebook.

Lexo po ashtu:  Tregu celular, më pak konkurrues – Përqendrimi në rritje, tendencë e kundërt me BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *