Avokati Tomë Gashi, i cili ishte për disa ditë në Shqipëri, te “Shtëpia e verdhë” dhe familja Katuçi ka publikuar fakte të reja për Dick Martyn, Baraybarin dhe Carla Del Ponten.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Baraybar përveç krimit ndaj familjes Katuçi ka kryer edhe krime tjera.

Sipas tij, ai i vodhi 400 eshtra të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.

“Kosova nuk beri asgjë që ti demantoj pretendimet e sëmura të Dick Martyt, të Jose Pablo Baryabar, të Carla Del Pontes, të cilët punonin kundër shqiptarëve nën ndikime të Serbisë dhe të Rusisë e që këto krime të tyre na e sollën edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së”, shkruan Gashi.

Avokati ka treguar edhe rrëfimin e familjes Katuçi se çfarë kërcënimi u është bërë nga Dick Marty.

Postimi i plotë:

Në mbrojte të vlerave Kombëtare??

Në mbrojtje të UÇK-së

Kundër Dick Marty & CO

Kriminelet ndërkombëtarë të etur për eshtrat e shqiptarëve!

Dick Marty tentoi të zhvarros të vdekurit e fshatit Gurrë të Shqipërisë.

Lexo po ashtu:  Bideni ka paguar rreth 300 mijë dollarë tatime për një vit

Jose Pablo Baraybar përveç krimit ndaj familjes Katuçi në Shqipëri, në Kosove pas luftës i vodhi 400 eshtra të shqiptarëve të vrarë.

Shqipëria nuk e mbrojti dinjitetin kombëtar duke e lënë në duar të Dick Martyt, Jose Pablo Baraybar dhe Carla Del Pontes, familjen Katuçi.

Kosova nuk beri asgjë që ti demantoj pretendimet e sëmura të Dick Martyt, të Jose Pablo Baryabar, të Carla Del Pontes, të cilët punonin kundër shqiptarëve nën ndikime të Serbisë dhe të Rusisë e që këto krime të tyre na e sollën edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

Edhe pse gjatë kontrollit të jashtëligjshëm pa asnjë vendim, pa asnjë urdhëresë, familja Katuçi u dëbua nga shtëpia e tyre, nga këta ndërkombëtarë që donin ti njollosnin gjithsesi shqiptarët dhe posaçërisht pjesëtarët e UÇK-së, kjo nuk u lejua. Për Jose Pablo Baraybar dihet se në Kosove pas luftës i vodhi 400 eshtra të shqipatarëve të vrarë nga Serbia dhe bëri hulumtim privat duke i mashtruar ata që punonin me të se kinse po siguron prova për të dokumentuar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Jo vetëm vaksina: Pfizer fillon të testojë një ilaç që mund të shërojë Covid

Dick Marty me ekipin e tij deshi t’i zhvarros eshtrat e të vdekurve të fshatit Gurre por kjo nuk u lejua nga banorët e fshatit!

“Gjatë kontrollit që është bërë, kanë deshtë t’i zhvarrosin eshtrat e të vdekurve të fshatit nga varrezat, por ne dhe banorët e tjerë të fshatit nuk i lejuam.

E kemi parë Dick Martyn, kemi debatuar dhe përkthyesi e ulte kokën në makinë që mos të shihej.

Na kapnin për krahu e na thonin se do t’ju qojmë në burg se kemi blloku rrugën. U futen me forcë dhe shkatërruan shtëpinë. Na kanë nxjerrë në ftohtë, ishte date 4 shkurti dhe na mbajtën jashtë shtëpisë për 10 orë. Nuk na dhanë asnjë vërtetim për bastisje e asnjë raport të Dick Martyt apo prokurorit Clint Williamson.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *