Partia Demokratike ka reaguar pas premtimeve që kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme në prezantimin e ‘Planit të Veprimit’. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, PD a deklaruar se Rama i është drejtuar shqiptarëve me premtime boshe, të cilat as ai vetë nuk i beson. Në deklaratë thuhet se kreu i qeverisë është arsyeja kryesore e dështimit të Shqipërisë.

“Çdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs. Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Po ashtu, në mbyllje të komunikatës thuhet se Partia Demokratike do të fillojë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian.

Lexo po ashtu:  Shkencëtari botëror: Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *