Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan, ka ka deklaruar se Kosova me vendimin për të hapur Ambasadën në Jeruzalem, ka shkelur të drejtat e popullit palestinez dhe të drejtën ndërkombëtare.

Sipas kryediplomatit Kosova ka marrë edhe veprim të kundërt me pozicionin që e ka Bashkimi Evropian në këtë çështje.

“Është një sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Nebahan në intervistë për “Kosovo Online”.

“Sigurisht se unë jam në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Palestinës dhe duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Ligës Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik. Kosova nuk është anëtare e asnjërës prej këtyre organizatave, por shumë prej tyre e kanë pranuar të ashtuquajturën Kosovë, dhe do të kërkojmë nga ato vende që tash ta shqyrtojnë vendimin e tyre për pranimin e Kosovës”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Kosova shpall organizata terroriste 'Mbrojtjen Civile' dhe 'Brigadën e Veriut'

Sjellim në vëmendje që reagime të ashpra kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem pati edhe nga Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *