Facebook, që është kritikuar nga politikanë dhe hulumtues për lejimin e keqinformimit mbi vaksinën tek platforma, deklaroi në nisje të Javës se ka nisur të shtojë etiketa tek postimet që diskutojnë sigurinë e injeksionit dhe do etiketojë së shpejti të gjithë postimet mbi vaksinat.
Gjiganti i medias sociale theksoi se do të prezantojë një mjet në SHBA, për t’i dhënë njerëzve informacion mbi qendrat ku mund të merren vaksinat dhe se do të shtojë një fushë të informimit ndaj Covid-19 në Instagram. Pretendimet false dhe teoritë e konspiracionit ndaj vaksinës së koronavirusit, kanë qarkulluar tek platformat e mediave sociale gjatë pandemisë.
Facebook dhe Instagram, që ka shtërnguar së fundmi politikat pas mospërfshirjes prej kohësh, vazhdon të qëndrojnë burime për llogari të shumta që promovojnë pretendime të rreme për vaksinat, që mund të kërkohen lehtësisht. Shefi i Produktit të Facebook, Chris Cox, tha në një intervistë se kompania i ka marrë shumë seriozisht këto pretendime false dhe shtoi se ka një numër të madh të njerëzve që nuk bëjnë dallimin mes keqinformimit dhe dyshimeve.
Kompania bëri të ditur se do etiketojë postimet në Facebook dhe Instagram që diskutojnë sigurinë e vaksinës me tekst që thotë se vaksinat kalojnë përmes testeve sigurisë përpara se të miratohen. Në lajmërim, media sociale shtoi se që prej muajit Shkurt, ka hequr 2 milionë përmbajtje nga Facebook dhe Instagram.