Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se është shumë e vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi tha se për shkak të diskriminimit është e vështirë të jesh shqiptar dhe qytetar i Serbisë.

“Është vështirë të jesh shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Është vështirë të jesh shqiptar e qytetar i Serbisë për shkak të diskriminimit. Ata nuk dëshirojnë të ndërtojnë një dialog të mirëfillt me ne”, thotë Kamberi.

Ai thotë se çdo fjalim i tij përcillet me një zhurmë të deputetëve serbë në Parlamentin e Serbisë.

“Patjetër se çdo fjalim i joni përcillet me një zhurmë të deputetëve të shumicës, mundohen ta pengojnë fajlimin tonë”, shtoi Kamberi.

Lexo po ashtu:  Apel për një servilizëm të ri/E mësuam jetën e këtij, pse duhen përkthyer të gjitha intervistat e këtij?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *