Krizat nuk rëndojnë mbi të mëdhenjtë, madje prej tyre ata dalin të fituar. Edhe pse natyra e krizës që shkaktoi pandemia është tjetër nga ajo e recesionit dhe vështirë mund të mendosh se do të ishte fitimprurëse për një prodhues të makinave luksoze, në fakt ka rezultuar e kundërta. Për Lamborghini-n, vitit 2020 ka qenë më fitimprurësi, pavarësisht se prodhuesi italian i mbylli dyert përgjatë dy muajve të karantinës.

Ndërsa pati një rënie të lehtë të shitjeve në krahasim me 2019, Lammborghini shiti më shumë makina të shtrenjta dhe supermakina të personalizuara, duke i shtuar fitimet. Kina ka shtuar kërkesën dhe mund të bëhet tregu i dytë i Lamborghinit, duke i zënë vendin Gjermanisë. Modeli më i ri, Urus (SUV) ka rezultuar shumë i suksesshëm, me 59% të shitjeve.

Blerësit kinezë duket se janë shumë të interesuar për makinat e luksit SUV. Edhe makinat e personalizuara, që bëhen me kërkesë të klientit, janë një element i suksesit të Lamborghinit, i cili i ka të mbuluar me porosi të tilla 9 muaj të vitit 2021. Lamborghini e ka tregun më të madh në SHBA, ku përgjatë vitit 2020 dorëzoi 2 224 makina.

Lexo po ashtu:  Zgjidhet hoteli më i mirë në botë për vitin 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *