Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë.

Ai në këtë mbledhje ka kërkuar nga ministrat që secili prej tyre të vijë me propozime konkrete për problemet që kanë identifikuar me vite në dikasteret përkatëse, e të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë, mirëpo edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete të cilat i keni identifikuar me vite dhe kërkojnë zgjidhje. Tash është koha të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat në të cilat jemi vendosur i meritojmë. Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente në menaxhimin epandemisa, duhet të ndalim recesionin ekonomik”, tha ai.

Kurti paralajmëroi edhe shkarkime në ndërmarrjet publike.

“Aty ku gjejmë shkelje të ligjit në ndërmarrje publike, duhet të veprojmë shpejt, edhe në vendosjen e një menaxhmenti që ta kthej ndërmarrjen publike në mbështetëse të ekonomisë. Pres që në tavolinën time të vijë plani për menaxhimin e pandemisë mirëpo edhe ringjallje ekonomike. Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë. T’i përvjelim mëngët dhe të nisim angazhimin tonë. Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrim vendimet e nevojshme”, tha ai.

Lexo po ashtu:  The  letter  of the Albanian American Academy of Sciences and Arts sent to  the United States President, Joe Biden (June, 2023)

***

Kryeministri Albin Kurti duke iu drejtuar anëtarëve të kabinetit qeveritar ka thënë se në vend ende ka krizë të madhe shëndetësore.

Ai ka thënë se duhet vepruar me urgjencë të ulen rastet dhe vdekjet e reja si rezultat i COVID-19.

Sipas tij, balancimi i tyre duhet të bëhet përmes një plani konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *