Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) Uron Qeverinë Kurti

E Martë, 23 Mars 2021 – Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) uron popullin e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj në Parlament për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. I urojmë Kryeministrit të ri, Z. Kurti dhe kabinetit të tij suksese në këtë mandat të rëndësishëm. Ne gjithashtu urojmë Z. Konjufca për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit.

Kosova ka kaluar një fazë shumë të vështirë nga pandemia si dhe nga polarizimi i hidhur politik i cili ka lënë ekonominë e saj në rrënoja, ku ka nxjerr në pah mangësitë e dukshme të sektorit mjekësor pavarësisht heroizmit të stafit, duke e lënë popullin dhe shtetin pezull.

Stabiliteti politik është i nevojshëm më shumë se kurrë pasiqë presim sfida të mëdha. Çdo ditë, Serbia forcon pozitën teksa krimet e saj fillojnë të zbehen në histori, ashtu si gjithë të tjerat. Sot, të shumtë janë ata që përpiqen të rishkruajnë historinë dhe ta barazojnë viktimën me agresorin. Partnerët tanë perëndimorë, në veçanti Shtetet e Bashkuara, kanë nevojë për një homolog të besueshëm dhe të parashikueshëm në mënyrë që ta sjellin Kosovën më afër Evropës, NATO-së dhe KB-së. PAAC u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të zgjedhur sa më shpejt një President të ri dhe për të konsoliduar përfaqësimin politik të Kosovës në botë në mënyrë që shteti i Kosovës të konsolidohet plotësisht dhe të hapen dyert e prosperitetit.

Lexo po ashtu:  “Malli i atdheut” nga Faik Konica. Përshkrimi më i mirë për ndjesitë e çdo mërgimtari…

PAAC është gati të punojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të forcuar lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Jemi të inkurajuar nga formimi i qeverisë së re dhe shpresojmë të punojmë me të për ta çuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme evropiane”, deklaroi Kryetari i PAAC, Bruno Ceka.

Zyra për Media 

Kongresi Panshqiptar Amerikan

Email: info@thepaac.org

Telefon: 1-202-350-0803

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *