Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti – regeneron – që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë. Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre. Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.

Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.

Lexo po ashtu:  Turqia kërkon “ç’armatosjen” e ishullit. Deklaron se prezenca e trupave greke shkel traktatin e paqes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *