Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Liburn Aliu, ka reaguar dje pas raportimeve në media se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Aliu ka thënë se për aktakuzën po dëgjon për herë të parë nga mediat duke shtuar se vetë atij asnjëherë nuk i është kumtuar nga organet e drejtësisë se i është ngritur aktakuzë.

“Pas lajmit që pashë sot në disa media në lidhje me gjoja akuzimin tim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa kam qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndjehem i obliguar të ndaj këtë reagim”, ka shkruar Aliu.

Lidhur me ketë aktakuzë, në mbështetje të ministrit të ri të Qeverisë Kurti, ka dalë edhe aktivistja e shoqërisë civile, Luljeta Aliu.

Aliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vendin tonë ngritën aktakuza e të vijnë urdhra ndëshkimor, pa u njoftuar asnjëherë për rastin.

Lexo po ashtu:  Besimi i verbër në autoritet është armiku më i madh i së vërtetës.

Madje ajo konsideron se këto janë përditshmëri e jona.

Ndërsa, në fund, opinionistja Aliu ka bërë thirrje për ministrin Aliu qe ta mbajë kokën lartë dhe të bëjnë ndryshimin.

Ja shkrimi i saj:

Në Kosovë ngritën aktakuza e të vijnë urdhra ndëshkimor, pa u njoftuar asnjëherë për rastin.

Po e them prej përvojës.

Manipulimet me drejtësinë janë buka e përditshme e jona.

Uroj të bëni ndryshimin!

Suksese e kokën lart!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *