Fakulteti Filozofik, i Universitetit te Prishtines – Dega e Albanologjise – me te drejte mund te krenohet para Kosoves e shqiptarise, me profesorin gjenial te Letersise Boterore – Prof. Hasan Mekulin, i cili deri ne momentet e fundit te jetes se tij, ishte nje shkemb burreror i pathyeshem, para stuhive te huaja – ne mbrojtje te dinjitetit, e ne formimin e personalitetit universal dhe origjinal shqiptar!

Njohesi me i thelle i Letersise Boterore, ne Universitetin e Prishtines e me gjere, studjuesi e kritiku shqiptar me voluminoz, ku shkroi mbi 40.000 faqe, kritika letrare, pothuaj nga cdo shkrimtar i Letersise Boterore… Cdo numer i revistes letrare JETA E RE, permbante me qindra faqe te kritikes letrare, te Prof. Hasan Mekulit, ku derisot nuk kemi ndonje kritik aq voluminoz edhe kualitativ, me nje imagjinate te thelle kritike letrare, per te gjithe shkrimtaret e te gjitha kombeve te botes…

Nuk ka ndonje letersi kombetare boterore, qe emrat me eminet te kultures e letersise se saj, te mos jene vene ne shenjester kritike aq te thelle, sa nga kritiku letrar, Prof. Hasan Mekuli. te ishje nje student i Tij ishte nje krenari, nje fat i madh, te shohesh nje tabllo te gjere te gjithe Letersise Boterore. Studenti i Tij i mirefillte, mori nje diapazon njohurishe aq te madh, sa nuk mundje te mos i njohje te gjitha personazhet e te gjitha veprave letrare boterore, qe nga Letersia e lashte Boterore, e deri tek Letersia Bashkohore… Provimi i Letersise Boterore, ne Universitetin e Prishtines, deri me 1980, ishte boshti i gjithe Fakultetit Filozofik, Dega e Albanologjise, dhe kishte student qe perseritnin kete provim deri ne 5 vjet, ku kishim nje shembull, kur i biri, doli pernjehere me babane (si student), ne kete provim universitar, per ta mbrojte diturine e tij, para Prof. Hasan Mekulit.

Lexo po ashtu:  Sa shumë e donte Kosovën poeti Poradeci: Kush është lulja në Ballkan, është Kosova që s’njeh sulltan

Qendrimi i Tij rigoroz, kultura e Tij e madhe dhe universale, njohja e thelle e cdo vepre letrare boterore, imazhi i Tij prej nje burri e profesori markant, nuk te lenin te dalesh i papergatitur, ne dhenien e provimit – Letersia Boterore. E kush ishte ai student, qe e njihte veten te afte e te pergaditur per kete provim? Ishin student te rralle! Duhej lexuar mijera vepra letrare boterore, qe nga fillet e Letersise se Lashte Boterore, e deri tek Letersia e Re,
t’i analizojshe me thellesi portretet e personazheve, idene e themen e vepres, syzheun, kompozicionin, rendesine historiko-shoqerore te vepres, ku pa e lexuar, analizuar thelle vepren, as qe behej fjale ta flitshe nje fjalegoje… (ky eshte imazhi im studentesk, per profesorin tim te nderuar).
Prof. Hasan Mekuli, ishte nje fuqi e madhe intelektuale shqiptare, nje bote e tere shpirterore kritike letrare, qe luajti rol te fuqishem edhe ne arenen politike kosovare te kohes. Burre guximtar, i pathyeshem, dinjitoz, me nje fuqi karakteristike te fjales se tij, me nje shprehje te mendimit shkemb – arrijti e dijti t’i thote regjimit beogradas balleperballe ne nje mbledhje politike ne beograd, per aprovim te Universitetit te Prishtines (1972) “une dij t’i mbathi opingat kaçake, ende i ruaj ne tavane kullash…”, kur pa injorancen serbe, per njohjen e Universitetit…

Prof. Hasan Mekuli, ishte edhe redaktor i revistes JETA E RE, ne Prishtine, deri ne ditet e fundit te jetes se tij – duke e vazhduar amanetin e pishtarit te guximshem e te patundur, Dr. Esad Mekulit
qe e mbajti gjalle revisten me renome europiane ne fjale dhe Jeta e Re, si reviste, ishte mesuesja e gjithe gjenerates letrare kosovare, te te gjitha trojeve shqiptare jasht trungut te atdheut, po pse jo edhe te vet at dheut, i cili qe nga viti 1938, shkroi e botoi symesy me qarqet e regjimit – poezine ‘A asht fajtor shqiptari’, duke ia bere me dije regjimit politik, se shqiptari eshte zot ne token e tij!
Revista letrare JETA E RE, ze fill me numrin e pare me 1949, e deri ne ditet e sotme, revista me serioze shqipe (ne forme libri, deri ne 300-400 faqe), e cila avansoi pendat me te fuqishme letrare shqiptare derisot, iu mesoi provimin e pjekurise: poeteve, prozatoreve, dramaturgeve, kritikeve letrare, perkthyesve, publicisteve etj.

Lexo po ashtu:  National Geographic reportazh për Voskopojën: Parisi i Ballkanit, ka afreske të mrekullueshme

Pas nje semundje te papritur, duke pare masakrat e para ne Kosove, vdiq Prof. Hasan Mekuli, por nuk ka vdekur vepra e tij e kritikes letrare shqiptare, as vepra e tij uniersitare, ne ngritjen e kalitjen e kuadrove te reja universitare – ku vazhdimesia e tij, shihet ne gjeneraten tone intelektuale dhe do te perciellet ne gjenerata te ardhme… Interesant eshte te citoj, se kapacitetet e rralla universale shqiptare, pothuaj ne te gjitha lamite edukative, letrare e shkencore… disi po mbesin nen hijen e kohes (si me qellim), disi sikur ende po mbreteron nje injorance, a paaftesi a xhelozi jona, ta thome realitetin – dhe ne vend te tyre, sikur kokorisen ne piedestale, ata qe as sot nuk jane gje tjeter vetemse – student, te disa profesoreve madhorë! Eshte edhe me interesant, se si nje veper aq voluminoze e kritikes letrare te Hasan Mekulit, me mbi 40.000 (dyzetmije) faqesh, nga e gjithe letersia Boterore, te mos jete permbledhur ne nje ribotim komplet
kur dihet se – ajo kritike letrare eshte nje provim i tere universitar!
Apo nuk kishte kush qe ta vente ne peshoje, nje kritik letrar aq te madh, si Prof. Hasan Mekuli! Koha do te tregoj…

Lexo po ashtu:  Elon Musk, pronari i ri i Twitter

Po japi nje poezi studenteske, per profesorin tim:

Nezir Myrta / IN MEMORIAM
– Profesorit tim, Hasan Mekulit.
Heronjtë e Xhejms Xhojsit, Hygos, Dostojevskit, Shillerit, Getes, Shekspirit, e Plakun tok me Detin Hemingveian
edhe trenin në Borë të Kavabatas e Kometen e Hadajatit
heronjte e Eskillit, Li Taj Po-se, Dantes e tej Homerit, Gilgameshin, Gargantuan e Pantagruelin
i solle te gjalle ne Universitetin e Prishtines ne Kosove!
I solle tek Te Mjeret e rij Hygian si Kopshtari i Tagoras

hyre burre e mbete burre ne Universitetin e Prishtines
me dukeshe me i madh se te gjithe ata kollose boteror
sepse Ata ende nuk kishin hyre ne Universitetin tim

iu the tallazeve te detit te terbuar shkurt e shqip: Une dij
t’i mbathi opingat kaçake
ende i ruaj ne tavane kullash e gryka malesh…
koha e lige ta ndali frymen e deshte zjarrin prometheik
a thehet rruga thik’perpjete kur luhet me mend e jete
e bjeshka bjeshkes i gjuhet ne gjoks nga lekundja historike

mendimi shkemb rrokulliset Bjeshkeve te Nemuna
i zihet fryma shkembit e shkembi shkemb se shkemb

ne amfitheatrin boteror te studenteve

ne Prishtine…

(1978)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *