Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka pritshmëri që deputetët të qëndrojnë në seancën që do të thirret për votimin e presidentit, e cila pritet të mbahet sot.

Rohde, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, e ka konsideruar të rëndësishme deklaratën e ushtruesit të detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i cili ka bërë thirrje për stabilitet politik e institucional.

“Deklaratë e rëndësishme nga ushtruesi i detyrës së Presidentit. Vitale për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votimin e Presidentit. Bojkotimi i proceseve demokratike nuk është hap progresiv”, thuhet në postimin e tij.

Tashmë është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të përcaktohet orari për mbajtjen e seancës për votimin e presidentit. Afati kushtetues për zgjedhjen e të parit të vendit është deri më 5 prill.

Lexo po ashtu:  Pse bretkosat në Çernobil janë të zeza?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *