Tesla raportoi numrat e prodhimit dhe shpërndarjes së automjeteve në tremujorin e parë për 2021. Në total, kompania dorëzoi 184,800 automjete dhe prodhoi 180,338 makina. Analistët prisnin që Tesla të dorëzonte rreth 168,000 automjete gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq u dorëzuan 2,020 automjete Model S dhe Model X nga inventari, megjithëse përfaqësonin vetëm 1% të dërgesave totale. Në një deklaratë, Tesla shkroi se me “pajisje të reja të instaluara dhe testuar në Q1” kompania tani është “në fazat e hershme të rritjes së prodhimit” për versionet e reja të S dhe X.

Plaid Model S është një automjet luksoz që kompania premton se do të shkojë nga 0 në 60 milje në orë në më pak se 2 sekonda, dhe me një kapacitet prej 7 personash. E rëndësishme për marzhet e automobilave Tesla, Model S dhe X është se kanë një çmim mesatar më të lartë të shitjes sesa modelet e mëparshme. Plaid Model S kushton nga 79,990 dollarë në 149 990 dollarë sipas faqes së internetit të Tesla.

Lexo po ashtu:  Dilema mes Lindjes dhe Perëndimit/ Pse zgjedhjet e sotme në Malin e Zi kanë rëndësi kyçe

Por operacionet e Tesla gjatë tremujorit që përfundoi më 31 Mars 2021, u ndikuan përfundimisht nga një zjarr në fabrikën e Kalifornisë, një mungese më të gjerë të çipave në industri, çështjeve të kapacitetit të portit dhe pandemisë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *