Një grup vullnetarësh shqiptarë kanë hapur një pus uji në Indonezi, i cili ka marrë emrin e Arjan Salës. Pamjet e këtij pusi janë publikuar në Facebook, nga i vëllai Arjanit, Edmond Sala.

Vëllai i tij shkruan:

Sapo u hap një pus uji ne Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO. HERO, vjen darka ti më mungon shumë shuuumë do më mungosh shumë.
Kujtojmë se Arjan Sala ishte shefi i rojeve tek Casa Italia dhe mbeti i vdekur pasi bëri të mundur nxjerrjen e disa punonjësve që punonin në magazinë. Në momentet e fundit, 32-vjeçari është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.

Lexo po ashtu:  Maduro njofton prodhimin në masë të një ‘ilaçi çudibërës’: 100 % efektiv ndaj COVID. Dokumentet do t’ia japim OBSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *