Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor është të “varrosë” planin për këmbimin e territoreve, shkruan gazeta vjeneze ‘Standard’, duke shtuar se kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel synon të propozojë një status të posaçëm për veriun e Kosovës.

“Kancelarja ka ndërmend të propozojë që veriu i Kosovës të marrë një status të posaçëm – kjo bazohet gjithashtu në idenë e asociacionit të komunave serbe, formimi i të cilës u ra dakord në marrëveshjen e Brukselit më 2013, por kjo nuk është zbatuar deri tani”, shkruan gazeta.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Policia jep detaje të reja rreth arrestimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e quajti presidentin hajn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *