Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar fjalimin e deputetit të BDI-së, Artan Grubit në tubimin e djeshëm në Shkup.

Sipas Taravarit, Grubi e dëshiron vde.kjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore në tubim.

“Një militant i Pendarovskit publikisht dëshmoi që është aq i dëshpëruar për fatin e kandidatit të tij, sa dëshiron vdekjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore!
O derëbardhë, nuk vd.es Reka dhe shqiptarët pse do ti!

Mos e lejo SDSM-në të të katandisë që të urresh gjakun tënd!
Erdhi puna të zihesh me shqiptarët për të mbrojtur një maqedonas që para disa kohësh ishte zëdhënës i atyre që i donin shqiptarët të vdekur!”, ka shkruar Taravari. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Video:

Lexo po ashtu:  “Ti kryeministër, unë president”, Rama reagon pas deklaratës së Bashës për ofertën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *