Muzika është çelësi i inteligjencës tek fëmijët. Nëse do të vini muzikë në dhomën e fëmijës,  sipas studimit të fundit do të zhvilloni  shëndetin mendor të tij.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti për Shkencat e të Mësuarit dhe Mendjes, tek Universiteti i Uashingtonit, muzika zhvillon të folurin tek foshnjat dhe i bën ata më inteligjentë.

Shkencëtarët amerikanë shpjegojnë se ashtu si muzika, edhe të folurit ka modele të zhvilluara ritmike, dhe mundësia për të identifikuar tinguj të ndryshëm i ndihmon fëmijët të zhvillojnë procesin e të folurit.

“Foshnjat përballen me një botë komplekse, ku tingujt, dritat dhe ndjesitë ndryshojnë vazhdimisht”, thotë studiuesja Patricia Kuhl.

“Detyra e fëmijës është t’i njohë modelet e sjelljes dhe të parashikojë çfarë do të ndodhë më pas. Perceptimi i modelit është një aftësi njohëse e rëndësishme, dhe përmirësimi i kësaj aftësie në moshë të re mund të ketë efekte afatgjate tek të mësuarit”, shpjegon ajo. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Familja më martoi për lekët. Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *