Shqipëria ka regjistruar rënië në lirinë e medias për vitin 2018. Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e rendit atë tonë në vendimme 82-të, shtatë vende më poshtë se një vit më parë. Rënia është karakteristike për mbarë rajonin dhe BE-në që për nga niveli i humbjes së renditjes vijnë të dytët në botë pavarësisht se Europa është mjedisi më i mirë për gazetarët. 
Për Shqipërinë ka rëndësi arsyeja që ka çuar në këtë rënie dhe pushteti është violinë e parë e kësaj note negative. 

Sulmet ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar ka arritur nivele të paprecedenta në vitin 2018. Gazetarët ishin subjekt fyerjes, kërcënimesh me vdekje dhe procedimesh ligjore që synonin intimidimin dhe frenimin e investigimit të korrupsionit. Politikanët me në krye kryeministrin Edi Rama, i cilësuan mediat si kazan dhe prodhues të lajmeve të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që synon të rikthejë kontrollin e shtetit mbi median elektronike, siç thonë kritikët, dhe të kufizojë aksesin në informacion,thuhet në raport. 

Lexo po ashtu:  DnV: Partitë politike të bëjnë transparente financat edhe për kandidatët që marrin pjesë në garën zgjedhore.

Është ndoshta ndër të paktat herë që e kryeministri nominohet me një çmim të tillë në përkeqësimin e lirisë së medias në një vend ai Shqipëria. Ironia është se kryeministri aktual vjen nga media, është krijim i saj ndonëse në politikë vështirë se historia e Shqipërisë do gjejë ndonjë gjë më fake sesa Edi Rama. Shqiperiareporteret pa kufijraportiviti 2018

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Tani, te rrime shtrember e te flasim drejt, keto vende perendimore qe rreshtohen ne vendet e para per liri gazetarie, paguajne miliarda euro per imazhin e tyre. Me i lire eshte nje njeri te shkruaje dicka ne shume vende te tjera te vogla, se sa ne nje vend te Europes Perendimore. Ndersa ne Shqiperi mungon gazetaria e lire ne disa tema, si ajo e nxjerrjes se fakteve te kapjes se politikes nga biznesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *