Në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hotit, djali i tij, Andin Hoti ka shkruar se dhimbja për të është dyfish më shumë kur edhe pas 22 vitesh nuk dihet për fatin e tij, përcjell MekuliPress.com

Ai tha se presin që të dijnë mbi fatin e tij, nëse frymon diku apo nëse së paku kanë vend ku të vendosin lule.

Tutje, Hoti shtoi se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij:

Dhimbja për mungesën e babit, nuk është vetëm sot, me 16 maj, në daten e kidnapimit të tij nga forcat serbe në burgun e Dubraves, dhimbja është çdo ditë, e dyfish më shumë kur ende pas 22 vitesh presim të dijmë mbi fatin e tij, nëse ende frymon diku, apo së paku të kemi vend ku të vendosim lulet.

Por, ditët si sot, kur lexoj reagime të shumta, mesazhe mbështetëse, postime e mijëra komente në faqe të ndryshme, më ngjallin një krenari të madhe, një vetbesim, sikur frymoj më lirshëm, një ngrohtësi që vetëm populli shqiptar din ta jep.

Lexo po ashtu:  KFOR-i: E mbështesim Policinë e Kosovës, nëse është nevoja e na kërkohet

Mijëra falenderime për secilin që sot keni ndarë dhimbjen me ne, që sot jeni bërë ne dhe po kërkoni bashkë me ne zbardhjen e fatit të babit, dhe fatit të shumë të zhdukurve tjerë në Kosovë.

Dialogu Kosovë – Serbi, nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të bisedoj për diçka kaq humane, ajo nuk e ka lëshuar rrugen e vjetër të regjimit të Millosheviçit, dhe si pasoj, nuk ka kuptim të bisedohet për asnje çështje tjetër, me një mendësi të tillë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *