Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot të hënën pasdite një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  Greqia: 61% e emigrantëve në vend janë shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *