Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka thënë të hënën se “4 miliard dollarë SHBA dhuron çdo vit për ushtrinë e Izraelit e pastaj nga to shkelen të drejtat e njeriut”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, politikani hebre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi që “të ndalet shkatërrimi i Gazës”.

“Ne duhet të kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm. Vrasja e palestinezëve dhe izraelitëve duhet të marrë fund”, ka shkruar ai.

Përndryshe, mijëra njerëz në kryeqendrat perëndimore po protestojnë që të ndalen ”sulmet izraelite në Gaza”.

Gjithashtu, disa shtete kanë dënuar sulmet e Hamasit me raketa në drejtim të Izraelit”.

Kësaj liste të dielën iu bashkua edhe Kosova përmes një komunikate të Ministrisë së Jashtme.

Lexo po ashtu:  Daçiq akuza Malit të Zi: U përziet në punët tona, njohët Kosovën dhe votuat pro anëtarësimit të saj në UNESCO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *