Serbia ka tërheq ambasadorin e saj në Poloni. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Shkak për shkarkimin është bërë përfshirja e ambasadorit Nikola Zurovac në nënshkrimi i një letre mbështetëse për komunitetin gei në Poloni. Zurovac ka hedhur firmën së bashku me 40 ambasadorë të tjerë, pa u konsultuar fillimisht me Beogradin.

Nënshkrimi i peticionit është bërë një ditë para vizitës së shefit të Zurovac në Poloni. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, u detyrua të anulonte udhëtimin drejt Varshavës pasi autoritetet konservatore polake reaguan negativisht ndaj veprimit të ambasadorit.

Kreu i diplomacisë serbe tha se arsyeja e tërheqjes së ambasadorit serb në Poloni nuk lidhet me përmbajtjen e letrës aq sa ka të bëjë me faktin që ai nuk informoi paraprakisht për këtë veprim.

Ambasadori nuk informoi askënd për këtë. Ne nuk po flasim për temën e letrës dhe përmbajtjen e saj. Për të shmangur të gjitha insinuatat, nuk ka të bëjë me përmbajtjen e letrës, por dështimin e ambasadorit serb për të nënshkruar një dokument pa e informuar personin përgjegjës për punën e tij“, citohet ai nga B92.

Lexo po ashtu:  Tregu celular, më pak konkurrues – Përqendrimi në rritje, tendencë e kundërt me BE

Duhet kujtuar se në Poloni, një vend me shumicë katolike, kisha ka ndikim edhe në politikë, ndërsa qeveria e Beogradit drejtohet nga Ana Brnabiç, e cila e ka deklaruar hapur homoseksualitetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *