Një dron izraelit u rrëzua nga sistemi i mbrojtjes së “Kupolës së Hekurt” gabimisht gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, sipas njoftoi Anadolu Agency. Gjithashtu e përditshmja “Haaretz” raportoi se zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka njoftuar se “kupola e hekurt” ka goditur dronin Skylark, ndërsa janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar faktorin që mund të ketë çuar te ky gabim.

Skylark janë fluturake të vogla pa pilot që i ka ndërtuar Elbit Systems, kompania izraelite që merret kryesisht me prodhimin e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Ato i përdor njësia Sky Rider nga korpusi i forcave ajrore të ushtrisë izraelite, që kryesisht shërbejnë për monitorim.

“Kupola e hekurt” është sistemi mbrojtës kundërajror me rreze të shkurta veprimi dhe përdoret për të shpërthyer në ajër raketat. Ai përdoret nga ushtria izraelite që nga viti 2011, dhe ka për qëllim zvogëlimin e numrit të humburve nga sulmet me raketa mbi qytetet izraelite.

Lexo po ashtu:  Ekspozita më e madhe e shtëpizave të drurit në Finlandë, pjesëmarrës edhe shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *