E thonë studime të ndryshme të universiteteve në të gjithë botën: pushimet kanë një efekt pozitiv që zgjat edhe kur rikthehemi në përditshmëri. Kthehemi në punë me më shumë energji dhe jemi më tepër produktivë. Shpesh pushimet janë burim idesh të reja, frymëzimi dhe mendimesh që vijnë pikërisht atëherë kur nuk e pret, sepse mendja zbrazet nga stresi dhe ka më shumë përqendrim dhe kreativitet.

Por jo të gjitha pushimet janë të njëjta: sipas disa studimeve nga Harvard Business Reviews ekzistojnë disa karakteristika që një pushim i mirë duhet të ketë, në mënyrë që të merrni përfitimin më të madh. Për shembull, duhet të planifikoni pushimet të paktën një muaj përpara, në mënyrë që kërkimi i informacioneve apo ankthi të mos bëjë vend në mendjen tuaj dhe të mos shndërrohet në një burim stresi.

Pushimet: përse bëjnë kaq mirë për shëndetin?

Nga studimet e deritanishme, vetëm fakti që mendojmë për pushimet dhe planifikojmë se ku do të çlodhemi gjatë verës, gjeneron një efekt të madh përfitimi. Hapi i parë është të kuptojmë se cila është vlera e vërtetë e pushimeve në jetën e çdo njeriu.

Mundësia për të ndryshuar rutinën

ditore, për të marrë kohë dhe hapësira të ndryshme në përditshmëri për të çlodhur trupin dhe mendjen sjell një përfitim thelbësor të pamohueshëm. Në të vërtetë, gjatë pushimeve truri vazhdon të mendojë, ndaj askush nuk i harron problemet që ka, por e gjitha kjo ndodh me një ritëm të ndryshëm, sepse duke pasur një përditshmëri më pak të ngarkuar dhe të shenjuar nga ngjarjet (punë, shkollë, sëmundje, gjëra të papritura) është më pak i trysnuar. Mund të keni një qasje më harmonike me gjërat, pikërisht sepse hapësirat dhe koha për të menduar janë më të mëdha.

Lexo po ashtu:  Nga qumështi, tek sheqeri, molla e kafeja: Ja disa nga mitet e rreme që ekzistojnë mbi ushqimet

Ndryshimet që ndodhin kur mbarojnë pushimet

Kur ktheheni nga një pushim “i mirë” mendja mundet të shohë situata që tani i njeh në një mënyrë të ndryshme dhe të prodhojë ide të reja. Pas pushimeve kemi më shumë qëllime dhe ide. Kjo lind nga fakti se pushimet ndihmojnë që të prodhojmë mendime origjinale dhe të ndryshme nga ato që kemi në rutinën e përditshmërisë. Po ashtu, edhe memoria dhe të mësuarit gjenerohen.

Vetëdije më e madhe

Gjatë pushimeve mund të zhvillohen momente vetëdijeje: kreativiteti, interpretimi i ndryshëm i gjërave që i keni menduar dhe parë gjithmonë në njëfarë mënyre janë pasojë e mendjes, e cila është më e lirë. Pushimet ndihmojnë që të fokusoheni në një mënyrë tjetër me situatat dhe të prodhoni strategji sjelljeje, linja të të menduarit dhe ideologji të ndryshme.

Pushimet dhe adoleshentët

Duke vëzhguar adoleshentët në punën klinike profesionale, shpesh për më të rinjtë pushimet korrespondojnë me fitimin e një pozicioni të ri zhvillimor. Ndaj është pozitive që të pushojnë. Parimi i pushimeve është njësoj si në një kompani kur mendimi i ndryshëm stimulohet nëpërmjet seminarëve, ku punonjësit bashkëveprojnë në një mjedis të ndryshëm dhe ku pozicionet e punës modifikohen nga rolet e gjithësecilit.

Zgjidhni pushimet e duhura

Niseni mbarë planifikimin e pushimeve, duke u munduar të kuptoni se cilat janë pritshmëritë dhe në ç’mënyrë doni realisht që të pushoni. Zgjidhni në mënyrën e duhur, pasi kjo gjë është thelbësore. Zgjedhja e pushimeve nënkupton gjithmonë arsye psikologjike dhe nevoja të caktuara. E gjitha kjo kornizohet nga mundësitë ekonomike, të trupit dhe të mendjes së atyre që zgjedhin të pushojnë. Një njeri i stresuar është më mirë të mos pushojë në një vend të mbingarkuar nga njerëzit, pasi do të bezdiset dhe do të mërzitet. Ndoshta në këtë rast, do të ishte më mirë të mendoni për të pushuar në mal apo në një fshat turistik, ku mund të çlodheni dhe të bëni shëtitje në natyrë.

Lexo po ashtu:  Njihuni me shqiptarin që prodhon pjesë për Ferrarin, nis punën për të krijuar jahtin e tij

Det, mal apo udhëtim aventurë?

Shpesh jemi kaq të stresuar, saqë dëshirojmë të shkojmë vetëm në plazh dhe t’i kalojmë ditët pa bërë asgjë. Në të vërtetë, jo gjithmonë është zgjedhja më e mirë: mërzia do të lulëzojë dhe po ashtu edhe perceptimi se koha fluturon shumë shpejt. Pushimet aktive, në kërkim të aventurës janë ato më pozitivet për mirëqenien tuaj, sepse ju ftojnë të bëni përvoja të reja, të cilat nuk i keni përjetuar më parë dhe të merrni pjesë në aktivitete të reja duke u argëtuar. Për këtë arsye, kur të ktheheni në punë do t’ju duket sikur keni kaluar më shumë ditë me pushime, duke qenë se keni bërë dhe keni parë gjëra kaq të bukura.

Zakonisht, vendet e relaksimit janë ato të njohurat, ato ku shkoni përherë. Janë e kundërta e pushimeve aktive, të cilat ju ndihmojnë të ndryshoni rutinën dhe stimulon mendjen për t’u shpërqendruar. Deti është shumë i kënaqshëm, por mund të jetë edhe shumë stresues dhe i lodhshëm, sepse keni stimuj të ndryshëm, përfshirë neuroendokrinën, të cilat ndikojnë në mënyrën e jetesës. Sjell një përshpejtim metabolik dhe nuk ka asnjë përfitim të veçantë për ata që vuajnë nga ankthi.

Lexo po ashtu:  “Bota vuan shumë. Jo nga dhuna e njerëzve të këqinj, por nga heshtja e njerëzve të mirë”./ Thënie të veçanta nga Napoleon Bonaparti

Nga ana tjetër, mali nga ky këndvështrim është më i përshtatshëm. Për shumë njerëz “ëndërrimi” dhe shkëputja nga skemat, mund të jetë një arsye interesante për të bërë zgjedhje. Nëse doni të realizoni një dëshirë, mund edhe të duroni stresin dhe bezdinë, pasi përfitimet që do të merrni kur të keni arritur qëllimin, do të jenë akoma më të mëdha.

Si të përfitoni sa më shumë

Në situatën aktuale, gjëja e parë që duhet të bëni është të mundoheni të shkëputeni nga të gjithë elementët që gjenerojnë stres, duke filluar nga pajisjet elektronike. Jepini sa më shumë hapësirë mendimit. Më mirë lexoni, reflektoni, takohuni me njerëz të tjerë, në vend që të kaloni kohë duke bërë selfie dhe duke i postuar në rrjetet sociale. Bëni aktivitete që e lejojnë trurin të ngadalësojë dhe të kthehet në një dimension meditimi dhe mendimi.

Një tjetër gjë e rëndësishme është të pranoni faktin se gjatë pushimeve organizmi mund të kalojë një periudhë rikuperimi. Nga këndvështrimi psikologjik, pushimet janë një periudhë magjike për të çlodhur trupin dhe mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *