Të mbajturit mjekër është bërë një trend kohëve të fundit nga ana e meshkujve, të cilët cilësohen si më tërheqës.
Por duket se në mjekër, fshihen shumë herë më shumë baktere, se sa në lëkurën e qenve.
Është kjo ajo që thotë një studim zviceran i Switzerland’s Hirslanden Clinic, i botuar në revistën shkencore “European Radiology”.
Ekspertët krahasuan kampionët e baktereve të marra në mjekrat e 18 meshkujve me lëkurën e 30 qenve të racave të ndryshme.
Në bazë të studimeve, rezultoi se lëkura e qenve ishte më e pastër se sa mjekra e meshkujve, e cila u konsiderua me prani bakteresh shumë herë më të rrezikshme.
Gjithashtu studiuesit thonë se edhe flokët e gjata të femrave kanë baktere, por kurrsesi sa në mjekrën e meshkujve. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress