Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetëm të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, sot ishte i ftuar në programin e mëngjesit ”Wake Up” në Top Chanel, ku shpalosi më shumë rreth ndjesisë pas këtij festivali të madh.

Gjon’s Tears theksoi se ka pranuar urime të shumëta nga fytyra publike e njerëz të ndryshëm, për të cilat tregoi se është ndjerë mjaft mirë. Ai poashtu potencoi se ka qenë shumë i ri kur për herë të parë ka përcjellur festivalin e Eurovisionit dhe duke bërë që edhe ai të ëndërroj të jetë pjesë e këtij festivali.

Ai, poashtu ka theksuar se me performancën në Eurovision, ka arritur të përmbushë një ëndërr të madhe e të kahmotshme të tij.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të këngëtarit.

 

Lexo po ashtu:  Will Smish trondit ceremoninë e Oscars, shkon në skenë dhe qëllon me shpullë humoristin Chris Rock (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *