Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Kurti nga Prizreni ku po qëndron për vizitë, tha se dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë ku Kosova do të jetë palë në bisedime.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, tha ai.

I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Këshilltari i Albin Kurti sqaron dy çështje të rëndësishme

Kreu i qeverisë nuk është përgjigjur në pyetjen se a ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ndërsa, sa i përket kandidatit të LVV për Prizrenin, tha se këto çështje do t’i kryejnë pas pushimeve verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *